Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ndahen shpërblimet për Grantin e performancës komunale – Mjedisi i pastër

Nën 25, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për Grantin e Performancës Komunale – Mjedisi i pastër, që u mbajt sot në Prishtinë.

“Si instrument financiar që bazohet në rezultate, ky grant në mënyrë shumë transparente ka kanalizuar paranë publike nga niveli qendror në atë lokal e lidhur me indikatorë të qartë për ndarjen e fondeve” tha kryeministri Kurti.

Po ashtu, ai theksoi se granti ka ndihmuar në decentralizimin e përgjegjësisë, duke motivuar zhvillimin e zgjidhjeve lokale për problemet globale që i kemi të gjithë në sektorin e mjedisit dhe veçanërisht në atë të mbeturinave.

Duke përmendur disa nga sukseset e arritura në këtë fazë 3 vjeçare, kryeministri veçoi rritjen e shkallës së mbulimit me shërbim të mbeturinave, rritjen e inkasimit dhe reduktimin e deponive ilegale. Vetëm gjatë kësaj periudhe janë eliminuar mbi 1,000 deponi ilegale, është rritur shkalla e mbulimit me shërbim të mbeturinave në 83.9% dhe shkalla e inkasimit në 90.72%, janë zhvilluar kapacitetet lokale në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, pastaj 15 komuna kanë filluar aktivitetet e riciklimit dhe të kompostimit dhe 22 mijë klientë të rinj i janë shtuar sistemit të menaxhimit të mbeturinave.

Krahas përmirësimeve të dukshme në ofrimin e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave, me krijimin e bazës së të dhënave të qëndrueshme, vendi ynë ka bërë disa hapa tejet të rëndësishëm në drejtim të ekonomisë qarkore.

Kryeministri theksoi se ky grant  ka kontribuar edhe në zbatimin e programit të Qeverisë, dhe se angazhimi i komunave deri më tani jep shpresë për të arritur shkallën e pjekurisë për të mundësuar kalimin nga shërbimet themelore në shërbimet e integruara të mbeturinave.

“Ne tashmë e kemi aprovuar koncept dokumentin për skemën e granteve të performancës komunale dhe, përderisa po flasim këtu, është duke u hartuar Ligji për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale”, tha kryeministri.

Ky ligj do të shërbejë si pikë hyrëse për t’i kanalizuar fondet e investimeve të Qeverisë për komunat, në mbështetje të përpjekjeve të komunave për ta avancuar cilësinë e ofrimit të shërbimeve në grumbullimin e mbeturinave.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri konfirmoi përkushtimin për ta vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me komunat në promovimin e sektorit të menaxhimit të integruar të mbeturinave dhe të ekonomisë qarkore, hapat e parë e së cilës po i hedhim tani.

Përmbyllja e fazës së parë të Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër, skemë kjo e përbashkët e granteve të Qeverisë së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Qeverinë Gjermane, u shënua në kuadër të Javës Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

 

Gjenerimi i mbetjeve është në rritje në nivel lokal dhe global. Në Kosovë, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave në vitin 2020 janë grumbulluar gjithsej 456 mijë ton mbeturina komunale ose 253 Kg për kokë banori. 1% më e lartë kjo shifër krahasuar me vitin 2019 dhe 12% më e lartë krahasuar me vitin 2018.

 

Ndërkaq, sasia e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara në vitin 2020 ka qenë pak mbi 450 mijë ton, me një rritje të lehtë prej 0.03 % krahasuar me vitin 2019.

 

Komuna është baza ku fillon zhvillimi por edhe baza ku gjenerohet më së shumti mbetje. Gjenerimi i vazhdueshëm i mbetjeve dhe menaxhimi i dobët i tyre shkakton dëm të dyanshëm: edhe mjedisor, edhe ekonomik. Mbetjet janë nënprodukt i aktivitetit ekonomik por edhe kontribuojnë në aktivitet ekonomik. Sa më pak mbeturina që përfundojnë në deponi më pak ndotje e më shumë rritje ekonomike do të kemi. Prandaj, është e domosdoshme ta ndryshojmë qasjen ndaj mbetjeve dhe mënyrës se si prodhojmë e konsumojmë. 

 

Por, Komunat nuk mund ta bëjnë këtë vetëm. Duhet ndihma e qeverisë dhe pjesëmarrje aktive e qytetarëve dhe komuniteteve që të lëvizim drejt ekonomisë qarkore dhe një shoqërie që emeton zero mbetje. Qeveria është e përkushtuar që ta krijojë bazën drejt një kornize ligjore të qëndrueshme, e cila do t’ju mundësojë komunave që të kenë mbështetje të përhershme, pra jo të njëhershme.

 

Këtë vit, edhe Java Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve na sfidon të veprojmë së bashku për të parandaluar prodhimin e mbetjeve dhe për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm.

E pikërisht këtë javë, që është Java Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve ne po e shënojmë përmbylljen e fazës së parë të Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër, skemë kjo e përbashkët e granteve të Qeverisë së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Qeverinë Gjermane.

 

Si instrument financiar që bazohet në rezultate, ky grant në mënyrë shumë transparente ka kanalizuar paranë publike nga niveli qendror në atë lokal e lidhur me indikatorë të qartë për ndarjen e fondeve. Granti, po ashtu, ka ndihmuar në decentralizimin e përgjegjësisë duke motivuar zhvillimin e zgjidhjeve lokale për problemet globale që i kemi të gjithë në sektorin e mjedisit dhe veçanërisht në atë të mbeturinave.

 

Sot po shënojmë disa nga sukseset e arritura në këtë fazë (3 vjeçare) duke filluar nga rritja e shkallës së mbulimit me shërbim të mbeturinave, rritja e inkasimit deri te reduktimi i deponive ilegale.

 

Vetëm gjatë kësaj periudhe janë eliminuar mbi 1,000 deponi ilegale, është rritur shkalla e mbulimit me shërbim të mbeturinave në 83.9 % dhe shkalla e inkasimit në 90.72%, janë zhvilluar kapacitetet lokale në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, pastaj 15 komuna kanë filluar aktivitetet e riciklimit dhe të kompostimit dhe 22 mijë klientë të rinj i janë shtuar sistemit të menaxhimit të mbeturinave. 

 

Krahas përmirësimeve të dukshme në ofrimin e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave, me krijimin e bazës së të dhënave të qëndrueshme, vendi ynë ka bërë disa hapa tejet të rëndësishëm në drejtim të ekonomisë qarkore.

 

Andaj, jam i inkurajuar me angazhimin e komunave deri më tani që jep shpresë për të arritur shkallën e pjekurisë për të mundësuar kalimin nga shërbimet themelore në shërbimet e integruara të mbeturinave.

 

Gjatë kësaj faze janë arritur suksese të cilat dëshirojmë t’i shohim edhe në fazën tjetër me një intensitet edhe më të lartë të arritjes së objektivave.

Granti i Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër ka kontribuar dhe do të kontribuojë në zbatimin e programit të Qeverisë (kapitulli 2.12) përfshirë edhe:

  • Promovimin e vlerave dhe të praktikave të parimeve të ekonomisë qarkore në nivel vendi;
  • Përmirësimi i infrastrukturës së nevojshme për sektorin e mbeturinave nëpërmjet zgjerimit të deponive, konsolidimit të ndërmarrjeve publike dhe investimeve në transfer stacione dhe qendra të riciklimit, pastaj;
  • Investimi në mekanizmin e zbatimit përmes inspektimit në sektorin e menaxhimit të mbeturinave;
  • Zbatimin e Agjendës së Gjelbër, që mbetet një nga prioritetet tona kryesore; dhe
  • Harmonizimin e legjislacionit dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

 

Ne tashmë e kemi aprovuar koncept dokumentin për skemën e granteve të performancës komunale dhe, përderisa po flasim këtu, është duke u hartuar Ligji për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale. Ky ligj do të shërbejë si pikë hyrëse për t’i kanalizuar fondet e investimeve të Qeverisë për komunat, në mbështetje të përpjekjeve tuaja për ta avancuar cilësinë e ofrimit të shërbimeve në grumbullimin e mbeturinave.

 

Dhe në fund, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dua ta konfirmoj përkushtimin për ta vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me komunat në promovimin e sektorit të menaxhimit të integruar të mbeturinave dhe të ekonomisë qarkore, hapat e parë të së cilës po i hedhim tani.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM