Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ndërtesa e Presidencës dhe Kuvendit ndriçohet me ngjyrë portokalli, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas

Nën 25, 2021

Me rastin e shënimit të 25 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ka filluar fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit me ndriçimin e ndërtesës ku janë të vendosura  Presidenca dhe Kuvendi – me ngjyrë portokalli.

Fushata ka filluar sot, më 25 nëntor, dhe është mbështetur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kjo ditë është e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon me 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia, që simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave.

Ndërtesa, ku janë të vendosura Presidenca dhe Kuvendi, do të qëndrojë e ndriçuar prej orës 18:30 deri të nesërmen, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM