Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj dhe gjeneral Rama bën homazhe tek Kompleksi Memorial Adem Jashari

Nën 27, 2021

Në kuadër të manifestimit të  shënimit të Ditës së Forcës, 27 Nëntorin, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministrat Shemsi Syla dhe Adnan Rexheplar, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, u.d. Sekretarja e Përgjithshme, Fahrije Sadiku, zyrtarë të lartë të  Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë  të FSK-së, bënë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari, në Memorialin përkujtimor në Prekaz.

Me këtë rast, ministri Mehaj u shpreh se duke respektuar të kaluarën tonë të lavdishme, gjakun e derdhur të familjes Jashari, dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri, garantojmë të ardhme të sigurt të vendit dhe do të jetë burim frymëzimi të atdhedashurisë për brezat e ardhshëm, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM