Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet Festivali i Dritës, Hannukkah

Nën 28, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Festivalin e Dritës Hanukkah, të organizuar nga Bashkësia Hebreje – Bet Isreal Kosova.

Aty kryeministri Kurti iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti me ç’rast tha se është kënaqësi dhe nder që të marrë pjesë në këtë ditë të shënuar për komunitetin hebre në Kosovë, e aq më tepër t’i uroj dhe përshëndes në emër të trupës qeveritare.  Në të tilla raste ne njohim më mirë historinë dhe kulturën e shtetit dhe popullit izraelit dhe kështu dimë ta nderojmë atë, tha më tej kryeministri Kurti.

 “Jam i lumtur që urimin e kësaj date e bëj edhe nga pozitat e gëzimit tonë si komb meqë sot kemi datën tonë më të rëndësishme historike. Secili prej nesh feston datën e një populli e tempulli, ju të tempullit të besimit e ne të flamurit të themelimit.” tha kryeministri Kurti.

Ai i siguroi se nga ana jonë do të bëjmë përpjekjet më të studiuara për të rritur bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, me respekt e ndershmëri.

“Hanukkah”, që në shqip do të thotë “përkushtim”, festohet në përkujtim të fitorës së kryengritësve të lashtë izraelitë, Makabinjëve mbi ushtrinë greko-siriane dhe mrekullinë e mëvonshme të rishenjtërimit të Tempullit të Shenjtë në Jeruzalem dhe rivendosja e Menorës, thuet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

Është ndjenjë kënaqësie dhe nderimi për mua të marrë pjesë në ditën tuaj të shënuar të Hanukkah, e aq më tepër t’ju përshëndes edhe në emër të trupës qeveritare. Ne e kemi mundësinë tani e tutje t’ju urojmë nga afër çdo ditë të lartë të shtetit tuaj. Me të tilla raste ne njohim historinë tuaj të lashtë dhe të pasur, kulturën tuaj. Dimë ta nderojmë atë. Ndoshta kemi ditur ta nderojmë edhe më parë. Por me lidhjet shtetërore e me thellimin e tyre, do të njohim më mirë e do të përfitojmë më shumë prej jush.

 

Të nderuar të pranishëm,

 

Jam i lumtur që urimin e kësaj date e bëj edhe nga pozitat e gëzimit tonë si komb. Ne kemi sot datën tonë më të rëndësishme historike. Jemi pra në rastin e reciprocitetit të ndjenjës. Secili prej nesh feston datën e një populli e tempulli, ju të tempullit të besimit e ne të flamurit të themelimit. Ju siguroj që nga ana jonë do të bëjmë përpjekjet më të studiuara për të rritur bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, me respekt e ndershmëri.

 

Edhe një herë, urimet më të përzemërta.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM