Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Spanca: Përkushtim për të punuar në interes të taksapaguesve në rritjen e përgjegjësisë publike

Dhj 2, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca.

Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike dhe përmirësimin e qeverisjes, në interes të qytetarëve.

Gjithashtu ai theksoi nevojën për zbatim të rekomandimeve të auditimit, për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të fondeve publike.

Nga ana tjetër Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, njoftoi kryeministrin Kurti lidhur me Planin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke shprehur përkushtimin për të punuar në interes të taksapaguesve në rritjen e përgjegjësisë publike.

Në takim ishin edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe këshilltarja ligjore e kryeministrit, Tea Blakaj, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM