Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla- Johansson: Bashkëpunim me BE-në dhe vendet tjera, për një Evropë më të sigurt

Dhj 2, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka zhvilluar një takim me Komisioneren Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

Në këtë takim Sveçla njoftoi Komisioneren me prioritetet dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sfidat konkrete në këtë fushë.

Ministri Sveçla gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në luftën e përbashkët me BE-në në luftimin e trafiqeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe kontrabandimin me migrantë.

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson falënderoi ministrin Sveçla për takim dhe theksoi vazhdimin e mbështetjes konkrete për Kosovën dhe fushat me interes së përbashkët.

Të dy u dakorduan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për një Evropë më të sigurt dhe në bashkëpunim me BE-në dhe vendet tjera, të shënojnë progres në rrugën drejt integrimit evropian.

Me këtë rast ministri Sveçla ftoi komisioneren që të vizitojë Kosovën dhe nga afër të shoh përparimet dhe sfidat në fushën që mbulohet nga dyja palët, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM