Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjykata Supreme refuzon si të pabazuar ankesën e fundit lidhur me zgjedhjet lokale

Dhj 3, 2021

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik “Vetëvendosje”, të paraqitur kundër Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me pretendimet për parregullsi në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Ankesa e këtij subjekti është dorëzuar me kohë, në zyrat e postës publike me datë 24.11.2021, ndërsa në Gjykatën Supreme të Kosovës, përmes postës, është pranuar më 02.12.2021, në ora 9.30 minuta.

Gjykata Supreme e Kosovës duke iu referuar dispozitës së nenit 127.2 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore, ku parashihet se “Në qoftë se parashtresa është dërguar me anë të postës me letër rekomande apo në rrugë telegrafike, dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatën të cilës i është drejtuar..” e konsideroi si të afatshme ankesën dhe  pasi vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, të përgjigjes në ankesë, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se, ankesa është e pabazuar, thuhet në faqen zyrtare të Gjykatës Supreme.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM