Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Escobar: ShBA-të mbështesin procesin e dialogut, të përkushtuara që të ketë përparim drejt qëllimit final

Dhj 3, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka biseduar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar.

Biseda u përqendrua rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon. Kryeministri Kurti tha se integrimi i plotë i Ballkanit Perëdimor në Bashkimin Evropian dhe NATO është përcaktues për garantimin paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës. Escobar në anën tjetër tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Kosovën dhe synimet e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në qendër të së cilës është njohja recipropoke.

Ndërkaq, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Escobar u shpreh se ShBA-të mbështesin këtë proces dhe janë të përkushtuara që të ketë përparim drejt qëllimit final të tij.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka biseduar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar.

Biseda u përqendrua rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon. Kryeministri Kurti tha se integrimi i plotë i Ballkanit Perëdimor në Bashkimin Evropian dhe NATO është përcaktues për garantimin paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.

Escobar në anën tjetër tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Kosovën dhe synimet e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në qendër të së cilës është njohja recipropoke.

Ndërkaq, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Escobar u shpreh se ShBA-të mbështesin këtë proces dhe janë të përkushtuara që të ketë përparim drejt qëllimit final të tij, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM