Build Skills with our trainings

Sign up now!

Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, nevojë e shtetit funksional i cili do t’i kontribuonte paqes e sigurisë në rajon

Dhj 3, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot zhvilluan një takim me Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Evropian, Dider Reynders. 

Në këtë takim ministri Sveçla dhe ministrja Haxhiu diskutuan mbi prioritetet e qeverisë së Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, reformat në drejtësi dhe siguri, vetingun në polici e drejtësi dhe ngritjen e integritetit dhe profesionalizmit.

Gjatë takimit të dy ministrat, Sveçla dhe Haxhiu e njoftuan Reynders edhe për progresin e arritur në Kosovë.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për sfidat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve të cilat kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor si dhe për nevojën për bashkëpunimin e afërt dhe profesional me partnerët ndërkombëtar.

Në anën tjetër komisioneri Reynders shprehu interesim për të diskutuar për reformat dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës, ndër të tjera theksoi rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtësisë së pavarur dhe profesionale si dhe nevojën e një shteti funksional i cili do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM