Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria shpall vitin 2022, Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës

Dhj 3, 2021

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpallur vitin 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës.

Në hapje të konferencës së organizuar nga Zyra e Kryeministrit, u theksua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të punuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Qëllimi ynë i përbashkët është që Kosova të ecë përpara në vitin 2022, duke garantuar që të gjithë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, pavarësisht nga gjinia, origjina racore apo etnike, feja apo besimi, mosha apo orientimi seksual, të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore, të kenë mundësi të barabarta dhe qasje të barabartë, tha në hapje të konferencës Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, znj. Emilia Redžepi.

Në konferencë u bë prezantimi i kalendarit të aktiviteteve për vitin 2022, që përmban një grup ambicioz aktivitetesh që fokusohen në shëndetësi, drejtësi, siguri, edukim, arsimim, punësim, qasje, mirëqenie sociale, kulturë dhe sport.

Folës në konferencën e sotme ishin edhe znj. Annacarin Platon, ushtruese e detyrës së Shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Naim Çelaj, Avokat i Popullit, Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS, Sebahate Hajdini Beqiri nga Down Syndrome Kosova, Daut Tishuki nga Shoqata e të Verbërve, Cenë Krasniqi nga organizata Autizmi  dhe.Enver Kurtalani nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve.

Kjo konferencë u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, në bashkëpunim me projektin “Kosova gjithëpërfshirëse”, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga HANDIKOS, Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, Forumi i Aftësisë së Kufizuar, “Threshold” dhe “Disability Partnership Finland”, thuet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM