Build Skills with our trainings

Sign up now!

AKP miraton planin vjetor të punës dhe performancës për vitin 2022 

Dhj 6, 2021

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbajti sot mbledhjen e tij të jashtëzakonshme ku diskutoi për Strategjinë e përmbylljes së proceseve kryesore të AKP-së, në veçanti për afatet kohore të nevojshme për implementim të saj. Pas shqyrtimit të detajuar Bordi i Drejtorëve miratoi Strategjinë për përmbylljen e proceseve kryesore të AKP-së.

Në këtë takim, Bordi i Drejtorëve pas shqyrtimit miratoi njëzëri Planin Vjetor të Punës dhe Performancës për vitin 2022.

Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve, diskutoi dhe miratoi shpalljen e konkursit për pozitën e drejtorit menaxhues të AKP-së, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik, thuhet në komunikatën për media e AKP-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM