Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar listën e nxënësve përfitues të bursave në drejtimet deficitare, si dhe në drejtime teknike për vajza në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.
Me këtë konkurs, janë mbështeur financiarisht 106 nxënës, prej të cilëve 66 janë mbështetur nga LuxDev, ndërsa 40 nga MAShTI.
Afati i ankesave është 5 ditë nga dita e shpalljes së këtij vendimi pranë Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave dhe Parashtresave në MAShTI.
Lista e përfituesve:
https://masht.rks-gov.net/…/vendim-per-perfitus-te…