Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK fillon bashkëpunimin me Universitetin “Johns Hopkins” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Dhj 6, 2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka filluar bashkëpunimin me Universitetin “Johns Hopkins” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontaktet e para zyrtare janë vënë sot përmes një tele-konference, ku është diskutuar në lidhje me trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19, dedikuar anesteziologëve- intensivistëve të SHSKUK-së, në të cilën mori pjesë dr. Arbër Shehu, mjek i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, që tash punon në Universitetin “Johns Hopkins”, përmes të cilit është bërë i mundur kontakti edhe me profesorët më eminent të këtij universiteti, dr. David Hager dhe dr. William Garneau.

Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, dr. Agreta Gecaj- Gashi dhe drejtori SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi, janë shprehur mirënjohës dhe vlerësuan lart kontributin e profesorëve nga Universiteti “Johns Hopkins” në këtë konferencë, e cila është e domosdoshme dhe e mirëseardhur për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.

Përveç QKUK-së, konferenca është transmetuar edhe në spitalet e përgjithshme, thuhet në postimin në Facebook e ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM