Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Të burgosurit me probleme psikike nuk duhet të mbahen në institucione korrektuese

Dhj 7, 2021

Sipas informatave të KMDLNj-së rreth orës 14:30, në dhomën e tij në banjo, në QP në Prizren  është vetvarur i paraburgosuri, F. I. Mjekët e NjShB kanë filluar reanimimin e menjëhershëm dhe në ndihmë kanë ardhur edhe Ekipa e Emergjencës së Prizrenit por reanimimi ka rezultuar pa sukses, me çka është konstatuar vdekja e pacientit rreth orës 14:47. F.I. ishte i lindur në vitin 1987. Në QP në Prizren ka ardhur me datë 11.09.2021. Në pranim është vërejtur se i paraburgosurit ka pasur probleme psikiatrike dhe ngecje në zhvillim mendor.

Për këtë arsye, gjatë tërë kësaj kohe i paraburgosuri është trajtuar nga stafi mjekësor i QP, mjeku, psikologu dhe psikiatri si dhe nga specialistët e SP të Prizrenit.

Me këtë rast,  KMDLNj e ripërsërit kërkesën që të burgosurit me probleme të natyrës psikike nuk duhet të mbahen në institucione korrektuese apo të paraburgimit. KMDLNj rithekson se për këtë kategori duhet të ketë trajtimin e duhur dhe të garantuar me të gjitha dokumentet vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për personat e privuar nga liria, me LESP dhe me Reegullat Evropiane të Burgjeve.

Mbajtja e personave me probleme të natyrës psikike në institucione korrektuese dhe të paraburgimit paraqet shkelje të të drejtave të njeriut pasi që këto institucione nuk i përmbushin kriteret e duhura për mbajtjen dhe trajtimin e kësaj kategorie. KMDLNj bënë thirrje institucioneve që këtë kategori të personave të privuar duhet t’i vendosin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike. Në anën tjetër Instituti i Foerenzikës Psikiatrike në Prishtinë ka vetëm 7 vende për vendosje të personave të privuar nga liria për tërë Shërbimin Korrektues të Kosovës e që është në shpërputhje të madhe me nevojat e SHKK -ës.

Pas çdo vizite monitoruese, KMDLNj del me të gjeturat dhe rekomandimet për institucionin që e monitoron dhe rekomandimi kryesor është që të privuarit nga liria që kanë probleme të natyres mendore të dërgohen në institucionet përkatëse shëndetësore e që pë shkaqe të sipërpërmendura nuk ka mundësi të realizohet prandaj edhe kemi vdekje dhe vetvrasje të personave të privuar nga liria. Në çastin e privimit nga liria , shteti përmes institucioneve përkatëse merr përgjegjësinë pë shëndetin dhe jetën e të burgosurit apo të dënuarit.

Në rastin e vetvarjes së të paraburgosurit F. I. të gjithë po merren me pasojat ndërsa ka dështuar mekanizmi parandalues , dërgimi në institucionin shëndetësor që do të kujdesej për shëndetin e të paraburgosurit. Të gjithë ata që e njohin arkitekturen e brendshme të Qendrës së Paraburgimit në Prizren ku banjot janë ndara nga pjesa tjetër e dhomës  e kanë të qartë se oficerët nuk mund të mbahen përgjegjës prandaj KMDLNj vlerëson se ky suspendim nuk ka bazë ligjore aq më parë që kanë dështuar mekanizmat parandalues. KMDLNj i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit F.I.dhe kërkon që rastet e ngjashme të trajtohen me prioritet. 

KMDLNj e thekson një fakt se nga SHKK shfrytëyohen vetëm 50% të kapaciteteve pranuese dhe të vendosjes dhe se SHKK -ë ka hapësirë të mjaftueshme që pjesën e pashfytëzuar ta shndërrojë në një spital për të gjithë të burgosurit në Kosovë sikur edhe për stafin korrektues . Bartja e personave të privuar nga liria përveç shpenzimeve të mëdha materiale paraqet problem edhe më të madh në aspektin e sigurisë, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM