Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca ngushëllon familjen për vdekjen e babait të heroit Zymberi

Dhj 8, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Zymberi, për vdekjen e babait të heroit Enver Zymberi, Muharrem Zymberi, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

 

“E nderuar familje Zymberi,

 

Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Muharrem, babait të heroit dhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, që ra heroikisht në mbrojtje të Republikës.

 

Urtësia, bujaria dhe atdhedashuria, virtyte këto që e shquanin bacën Muharrem, do të mbeten përherë në kujtimet tona dhe të brezave që vijnë.

 

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Zymberi, të afërmve dhe miqve për humbjen e të dashurit të tyre.

U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM