Build Skills with our trainings

Sign up now!

Jashari – Viehe: Kosovës t’ i mundësohen operacione të përbashkëta me vendet anëtare të NATO-s

Dhj 8, 2021

Në kuadër të vizitës zyrtare, Shefja e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, u pritë në takim nga komandanti i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari.

Gjatë takimit,  Ariella Viehe u shoqërua edhe nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter.

Me këtë rast, gjeneral Jashari, i dëshiroi mirëseardhje, duke i shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributin e  Ekipit të NALT-it në të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së, duke theksuar se bashkëpunimi reciprok do të avancohet edhe më tej.

Gjeneral Jashari e njoftoi znj. Viehe me vizionin e tij për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, nga pozita e Komandantit të ri të FSK-së, duke vënë në fokus , arritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare të NATO-s.

Ai gjithashtu shprehu vullnetin e tij që Kosova nga vend konsumues i sigurisë të i mundësohet ofrimi i kontributit në operacione të përbashkëta me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s, për çka është dëshmuar dhe po dëshmohet suksesshëm edhe në mbështetjen në operacionin aktual humanitar të NATO-s për evakuimin e refugjatëve afgan.

Nga ana e saj, znj. Viehe falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe e uroi për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së duke shprehur impresionet e saj të larta me vizionin e Gjeneral Jasharit për të ardhmen e FSK-së dhe bashkëpunimit me NALT-in dhe KFOR-in.

Ai gjithashtu, theksoi se përvoja e gjatë e Gjeneral Jasharit si lider ushtarak e posaçërisht në detyrën e mëparshme si Inspektor Gjeneral i FSK-së, është shumë me rëndësi për eliminimin e sfidave dhe rrugëtimin e suksesshëm përpara drejtë përmbushjes së vizionit të qartë dhe objektivave të tij operacional.

Në fund nga të dy, vizita e znj. Viehe dhe takimet e këtij niveli në këtë periudhë, u vlerësua me rëndësi të veçantë për proceset zhvillimore nëpër të cilat aktualisht po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM