Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Bowman: Bashkëpunimi Kosovë-Kanada është reflektim i vlerave të përbashkëta dhe besimit në aleancën transatlantike

Dhj 8, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë në Kosovë,Alan Bowman. Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen kanadeze për Kosovën që nga viti 1999 dhe ka mirëpritur mundësitë për thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror, në veçanti pas takimeve me udhëheqjen e Kanadasë muajin e kaluar.

Presidentja Osmani e ka theksuar se mbështetja e Kanadasë për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare është tregues i angazhimit më të madh të Kanadasë për sigurinë dhe paqen e rajonit. Ajo ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Kanadanë gjatë viteve vijuese në fushën e diplomacisë, shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Presidentja Osmani ka nënvizuar se bashkëpunimi Kosovë-Kanada është reflektim i vlerave të përbashkëta dhe besimit në aleancën transatlantike.

Ambasadori Bowman i ka shprehur presidentes Osmani falënderimin e Kanadasë për ndihmën që Kosova ka dhënë në strehimin e refugjatëve afganë. Në këtë drejtim,

Presidentja Osmani ka shprehur se qytetarët e Kosovës, nga përvoja e tyre si refugjatë gjatë luftës së fundit, e çmojnë rëndësinë e strehimit të sigurt, dhe se institucionet e Kosovës do të jenë përkrah aleateve të saj të NATO-s në ballafaqimin e sfidave të tilla humanitare, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM