Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani falënderon për kontributin e Ogasawara në afrimin e Japonisë dhënë Kosovës

Dhj 8, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, të cilin e falënderoi për kontributin e tij në afrimin edhe më të madh të Kosovës dhe Japonisë, duke përmendur në këtë kontekst, ndihmën në përballje me pandeminë dhe mbështetjen me pajisje mjekësore.

Më tej, presidentja Osmani shprehu mirënjohje për partneritetin e vazhdueshëm në mes dy vendeve.

Me Ogasawara, presidentja Osmani diskutoi edhe për vizitën e realizuar në Japoni dhe takimet me zyrtarët më të lartë shtetërorë, me të cilët u diskutua thellimi i raporteve politike, por edhe rritja e investimeve japoneze në Kosovë.

Presidentja Osmani, gjithashtu diskutoi edhe për shtimin e numrit të bursave për studentët kosovarë që duan të studiojnë në Japoni, nisjen e procedurave për heqjen e regjimit të vizave si dhe tema të tjera të interesit të dyanshëm, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM