Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti i dha lamtumirën e fundit babait të Enver Zymberit

Dhj 9, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Muharrem Zymberit, babait të heroit Enver Zymberi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Muharrem Zymberi,  i cili ishte edhe veteran lufte dhe i burgosur politik, u kujtua nga Kryeministri Kurti si njeri i dashur, bujar, punëtor, i guximshëm e i qëndrueshëm. 

“Në burg ishte i pathyeshëm dhe të gjithë që e kanë njohur, kanë marrë forcë prej tij. Pavarësisht se nuk dihej çka do të ndodhë të nesërmen, buzëqeshja dhe trimëria, në asnjë situatë nuk i kanë munguar Muharrem Zymberit”, tha kryeministri, duke folur për kohën kur të dy ishin të burgosur politik, në Burgun e Pozharevcit.

“Tash jemi këtu pranë varrit edhe të Enverit edhe të Muharremit dhe padyshim se te kjo familje, e cila i dha shumë edhe luftës edhe paqes, do të rikthehemi përherë, për shkak se i kemi obligim e borxh për kontributin e tyre”, tha mes tjerash kryeministri.

 Ai tha se janë pikërisht njerëzit si Muharrem Zymberi, që e shtyjnë përpara edhe shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar. Pra patriot të devotshëm, njerëz, të cilët japin gjithçka për vendin e vetë e nuk kërkojnë asgjë prej tij, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM