Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministri i Shëndetësisë diskuton me Komitetin e kujdesit shëndetësor të Odës Amerikane për zhvillimin e sektorit të shëndetësisë

Dhj 9, 2021

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, vizitoi Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë për të bashkëbiseduar me anëtarët e Komitetit të Kujdesit Shëndetësor të kësaj organizate, për sfidat dhe mundësitë e sektorit të shëndetësisë.

Në takim me kompanitë e sektorit spitalor dhe farmaceutik, ministri Latifi dha zotimin e tij për partneritet me hisedarët e sektorit privat për të marrë këshillat dhe rekomandimet e tyre për zhvillim të sektorit të shëndetësisë në vend.

Duke u shprehur i vetëdijshëm për vështirësitë të cilat e karakterizojnë këtë sektor, ai u shpreh optimist se megjithatë vështirësitë mund të tejkalohen gradualisht. Ai tha se ka nisur me analizimin e mënyrës së funksionimit të të gjitha hallkave të sistemit të kujdesit shëndetësor, me fokus në identifikimin e të metave të cilat parandalojnë funksionimin e mirëfilltë të sistemit.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e kompanive spitalore dhe farmaceutike prezantuan para ministrit çështjet me të cilat ata ballafaqohen duke ofruar disa rekomandime të përgjithshme se si mund të tejkalohen të njëjtat, duke përfshirë edhe avancimin e legjislacionit, si dhe digjitalizimit në hap me zhvillimet teknologjike globale, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM