Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 37 pacientë, 6 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 31 të tjerë janë post-covid.
10 pacientë janë me oksgjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, thuhet në postimin në Facebook e ShSKUK-së.