Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës sot mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë.
Akademiku Mehmet Kraja është rizgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, nënkryetare është zgjedhur Justina SH.Pula kurse sekretar shkencor Luan Mulliqi.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: Akademik Sabri Hamiti, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, anëtar korrespondent Fetah Podvorica, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës, Akademik Rauf Dhomi, u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve, thuhet në faqen zyrtare të ASHAK.