Build Skills with our trainings

Sign up now!

Latifi: Të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet që shërbimet të jenë të mobilizuara për çfarëdo skenari të mundshëm

Dhj 11, 2021

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka qëndruar të shtunën në mëngjes në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku me drejtuesit e klinikës dhe personelin aty ka bashkëbiseduar për sfidat dhe trajtimin e pacientëve në këtë klinikë.

Latifi ka falënderuar personelin e Klinikës Infektive dhe të klinikave të tjera  si dhe gjithë personelin shëndetësor të Kosovës për punën e madhe të bërë në trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve me COVID-19 dhe post covid dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet në bazë te të dhënave të fundit shkencorë për të gjithë qytetarët që trajtohen aty.

“Angazhimi juaj dhe i kolegëve në klinikat dhe spitalet e tjera ka bërë që Kosova, përkundër  resurseve të kufizuara në shëndetësi dhe ka një sistem të brishtë shëndetësor, të shpëtohen mijëra jetë. Këtë do ta vlerësojnë çdo herë qytetarët tanë”, tha Latifi.

Ai tha se MSh dhe SHSKUK do të vazhdojnë të forcojnë kapacitetet me qëllim që shërbimet të jenë të mobilizuara për çfarëdo skenari të mundshëm të zhvillimit të situatës epidemiologjike, pasi që situata megjithatë mbetet e brishtë, për shkak të pranisë së variantit Delta dhe Delta plus dhe rreziqeve edhe nga variant Omicron.

“Duhet të jemi gati për secilin skenar, me kapacitete njerëzore të përgatitur e të motivuar, shtretër të mjaftueshëm spitalor në dispozicion, me terapi dhe protokolet e fundit klinike të bazuara në të dhënat shkencore në dispozicion”, tha Latifi.

Në këtë takim, ministri ka inkurajuar personelin shëndetësor që të vaksinohen me dozën përforcuese, duke qenë se janë vija e parë e frontit në betejën me COVID-19 dhe, gjithashtu, popullata u beson profesionistëve shëndetësor dhe se popullata ndjek shembullin e tyre.

Ministri Latifi, pas vizitën në Klinikën Infektive, ka vijuar me vizitën në  Prizren, Gjakovë dhe Klinë, për të parë sfidat në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 dhe për të motivuar një vaksinim më dinamik të qytetarëvë në ato komuna, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM