Mediat për të rinjtë dhe gazetarët e rinj nga Kosova u takuan për herë të parë në një eveniment të programit Media for All, për të diskutuar mbi rolin që kanë sot mediet për të rinjtë në vendin e tyre. Aktivisti i njohur digjital dhe autori multimedial Ilir Gashi moderoi diskutimin mbi rolin e medieve për të rinjtë sot, duke eksploruar më tej tendencat kryesore, sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim. Gazetarëve të rinj iu dha platforma për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi temat e rëndësishme për të rinjtë në Kosovë. Gjetjet kryesore nga diskutimi ishin:
Gjetjet kryesore nga diskutimi ishin se gjatë programit Media for All, gazetarët e rinj donin të mbulonin tema si emigracioni, papunësia, edukimi në periudhën e panemisë dhe nacionalizmi në rajon. Gazetarët e rinj thanë se ata e shijuan faktin se në këtë program ata punuan me të rinjë nga shtetet e tjera të rajonit, duke theksuar dhe mentorët pjesë të këtij procesi.
Adnita Pacolli tha “Për gjeneratën tonë është gjithmonë e rëndësishme që ta përsosim profesionin për të cilin studiojmë.Mendoj se për ta përfaqësuar këndvështrimin e të rinjve në rajon, mediat gjithmonë duhet të ofrojnë hapësirë për të rinjtë në përgjithësi dhe të krijojnë mundësi qoftë për praktikë ose punësim për gazetarët e rinj. Programi Media for All ishte përvojë edukative në vete. Ndonëse kam studiuar për gazetare për tri vite, praktika ime katër mujore në KOHA Group më ka mundësuar që ta shikoj më nga afër profesionin tim dhe të mësoj shumë më shumë. Në karrierën time kjo është shumë e rëndësishme sepse tani jam gati t’i bashkohem tregut të punës”.
Edona Shala, e cila punon në KosovaLive që ishte pjesë e programit të mentorimit të Media for All për mediat për të rinjtë tha: “Kemi mësuar plot gjëra të reja gjatë këtij programi, jemi mentoruar nga afër për tema që përfshijnë Përmbajtjet me fokus në çështje gjinore, Gazetarinë e angazhuar, si të përmirësojmë median tonë sociale dhe shumë më shumë. Arritja më e madhe është të punosh me mentore të shkëlqyera dhe shumë profesionale që na kanë ndihmuar të rritemi profesionalisht dhe ta përmirësojmë punën tonë ….mundësia që të kishim një mentore të cilës mund t’i drejtoheshim sa herë që kishim një problem ose një dilemë i lehtësonte gjërat sepse ishte shumë e dobishme të kishim ndikimin dhe udhëzimet e tyre për çështje të ndryshme.“
Informacione shtesë:
Programi Media for All synon të rrisë kapacitetin e medieve për të rinjtë për të prodhuar përmbajtje cilësore, relevante, etike dhe të ndjeshme ndaj gjinisë, të rrisë interesin dhe angazhimin e të rinjve me mediat në nivel lokal dhe të lehtësojë rrjetet rajonale të të rinjve në media.
Programi Media for All po mbështet gazetarët e rinj dhe mediat e fokusuara tek të rinjtë përmes aktiviteteve të mëposhtme përmes një skeme trajnimi për gazetarët e rinj, mentorimi të organeve të përzgjedhura të mediave rinore dhe një konkursi rajonal për gazetarët e rinj, ku gazetarët punuan në ekipe prej tre personash për të krijuar një histori për një temë me interes për brezin e tyre.
Me Mediacentar Sarajevo, ne kemi zhvilluar një program të përshtatur të mentorimit instrumental për mediat rinore në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Nga shtatori 2021 deri në janar 2022, mediat do të punojnë me profesionistë me përvojë të mediave për një sërë temash që mbulojnë aktivitetet e tyre të përditshme.
Programi Media for All ofron mentorim, trajnim dhe mbështetje ekspertësh për mediat lokale dhe rajonale për t’u angazhuar në mënyrë më efektive me lexuesit, dëgjuesit dhe shikuesit e tyre. Ai synon të promovojë përmbajtje cilësore, etike, të ndjeshme ndaj gjinisë dhe të përforcojë zërat e grave, të rinjve dhe komuniteteve të nënpërfaqësuara. Duke punuar me gazetarë, redaktorë, pronarë dhe audiencë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, programi ofron mbështetje të përshtatur për zhvillimin e biznesit, përmirëson komunikimin e dyanshëm me qytetarët dhe organet mediatike dhe mbështet mediat rinore dhe gazetarët në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
British Council po punon në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), Fondacionin Thomson dhe INTRAC (Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit dhe Kërkimit të OJQ-ve) në programin Media for All, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia)
Përfundon
Shënime për redaktorët
- Programi Media for All punon me gazetarë, redaktorë, pronarë dhe audiencë në të gjithë Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi). Ne po mbështesim mediat që të jenë më të qëndrueshme financiarisht dhe në mënyrë strukturore, të përmirësojnë barazinë gjinore në vendin e punës dhe t’u mundësojmë atyre të prodhojnë përmbajtje më cilësore, relevante, të ndjeshme ndaj gjinisë, që tërheq dhe angazhon audiencë të re, duke përfshirë gratë, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara. https://www.britishcouncil.ba/programi/obrazovanjie/media-for-all
- British Council është organizata ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore dhe mundësi arsimore. Ne krijojmë lidhje, mirëkuptim dhe besim midis njerëzve në MB dhe vende të tjera përmes artit dhe kulturës, arsimit dhe gjuhës angleze. Vitin e kaluar arritëm mbi 80 milionë njerëz drejtpërdrejt dhe 791 milionë njerëz në përgjithësi, duke përfshirë punën online, transmetimet dhe publikimet. E themeluar në vitin 1934, ne jemi një organizatë bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar, e qeverisur nga Karta Mbretërore dhe një organ publik në Mbretërinë e Bashkuar. Ne marrim një grant financimi bazë prej 15 për qind nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.