Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Kontroll në lokale, organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Dhj 11, 2021

Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), kanë realizuar urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme ku dyshohej për veprimtari të kundërligjshme në Skenderaj.

Gjatë kontrollit, në pesë lokacione ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

  • 10 televizorë
  • 12 monitor
  • 10 shtëpiza te kompjuterit
  • 12 aparate të lojërave
  • 8 printerë
  • 470 euro dhe
  • gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë.

Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar pesë persona të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM