Në sheshin e Prishtinës sot është mbajtur edicioni i gjashtë i minimaratonës humanitare “Vrapo Babadimër” ku me mjetet e mbledhura do të ndihmohen familjet në nevojë.
Kryetari i Komunës, Përparim Rama ka përgëzuar iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babdimër”.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave që kanë për qëllim ngritjen e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë, jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por gjatë krejt vitit.
I emocionuar e i mbushur plot energji prej gjithë fëmijëve e qytetarëve që kam takuar sot në shesh.
E përgëzoj iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”, që na e solli edicionin e gjashtë të këtij aktiviteti që po bëhet tradicional me moton: “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”. E këtë vit ky aktivitet pritet t’i gëzojë rreth 700 familje.
Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave që kanë për qëllim ngritjen e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë, jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por gjatë krejt vitit.
Ju faleminderit për pozitivitetin e shpirtin bujar të gjithëve.