Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Apel qytetarëve të vaksinohen, në periudhën 5 gusht-1 dhjetor janë regjistruar 1.280 vdekje

Dhj 13, 2021

Ministria e Shëndetësisë bën apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, sepse vaksinat kanë rol kyç në parandalimin e infektimit, vdekjeve dhe shtrimeve në spital nga COVID-19.

MSh bën të ditur se nga 1.435 vdekje të shënuara nga COVID-19 në periudhën 5 gusht-1 dhjetor 2021 në Kosovë, 89% apo 1.280 vdekje janë regjistruar në mesin e personave të pa vaksinuar, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

Vaksinat kanë rol kyç në parandalimin e infektimit, vdekjeve dhe shtrimeve në spital nga COVID-19.

 

Nga 1.435 vdekje të shënuara nga COVID-19 në periudhën 5 gusht-1 dhjetor 2021 në Kosovë, 89% apo 1.280 vdekje janë regjistruar në mesin e personave të pa vaksinuar plotësisht.

 

Kjo e dhënë tregon për rëndësinë e vaksinimit të plotë në frenimin e përhapjes së COVID-19, në parandalimin e infektimit me forma të rënda të sëmundjes dhe vdekjeve nga COVID-19.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM