Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e Lituanisë, Raguckiene

Dhj 13, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Lituanisë, Jurate Raguckiene me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, të cilën e uroi për detyrën, duke i dëshiruar sukses në angazhim.

Në këtë takim, presidentja Osmani theksoi se Kosova pret mbështetjen e shtetit të Lituanisë në përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkaq në kontekst të situatës politike në rajon, presidentja Osmani ka potencuar rrezikun e destabilizimit nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentëve të tyre në Serbi. Sipas saj, nevojitet unitet dhe reagim kundrejt tendencave destabilizuese në rajon.

Të dy palët ranë dakord ta rrisin nivelin e angazhimit, me fokus të veçantë në sferën e mbrojtjes, arsimit, shkëmbimit ekonomik dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Ambasadorja Raguckiene ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj ta mbështesë Kosovën edhe më tej dhe në të njëjtën kohë i ka bërë ftesë zyrtare Presidentes Osmani që në një kohë të përshtatshme për të dy palët, ta vizitojë Lituaninë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM