Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nick Giacobbe dhe drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë, Zeinah Salahi.
Në këtë takim, ministri Latifi i ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe veçanërisht në përballjen me COVID-19.
I ngarkuari me punë, Giacobbe ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.