Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia kufitare e Kosovës parandalon një rast të tentativës për kontrabandë me mallra në kufi

Dhj 15, 2021

Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat i kësaj, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen dy automjete: një kamionetë e tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, pa tabela, e drejtuar nga një person i dyshuar mashkull kosovar dhe automjeti tjetër kombi VW LT, ngjyrë e bardhë me targa vendore, po ashtu që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.

Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë veriore përmes rrugëve ilegale.

Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare kanë arritur ti ndalojnë të dyshuarit rreth orës 19:10, në fshatin Sllatinë, komuna e Vitisë. Njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes duke lenë automjetin e tij, ndërsa i dyshuari tjetër është ndaluar nga Policia.

Personi që gjendet në arrati rezulton të jetë vllau i personit të ndaluar dhe i njëjti është kontaktuaqë të paraqitet në stacion policor.

Gjatë kontrollit në të dy automjetet është gjetur mall, sasi e konsiderueshme e këpucëve të dimrit të të dy gjinive për meshkuj dhe për femra, si dhe tekstil; trenerka të të dy gjinive; për meshkuj dhe për femra (vlera fillestare e të cilave afërsisht arrin 20 mijë euro, por mbetet të vlerësohet saktësisht nga ana e Doganës.

Me rastin është marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje.

Veprimet e mëtejme policor janë ndërmarr në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse dhe pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM