Build Skills with our trainings

Sign up now!

SHBA vazhdon me donacione për shëndetësinë e Kosovës

Dhj 15, 2021

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, bashkë me drejtuesit e Bordit të SHSKUK-së dhe drejtorin e këtij shërbimi, Valbon Krasniqi, pranuan sot një donacion në vlerë prej 520, 000 dollarëve pajisje mjekësore për SHSKUK-në nga Nick Giacobbe, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës Amerikane dhe Majori Conley, shef i Zyrës së Bashkëpunimit Mbrojtës të Ambasadës Amerikane.

“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor, por më e rëndësishmja në emër të të gjithë pacientëve me Covid-19 të Kosovës, më lejoni të falënderoj popullin amerikan, qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë ju për mbështetjen tuaj të pandërprerë dhe të palëkundur në këto kohë të vështira kur Kosova po përballet me pandeminë COVID 19 së bashku me pjesën tjetër të botës”, tha gjatë ceremonisë Latifi.

Ai theksoi se dhurim i pajisjeve dhe elementëve të tjerë “do të na ndihmojë të forcojmë më tej kapacitetet tona për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët e prekur nga COVID-19 dhe për të luftuar këtë virus të paprecedentë që ka shkaktuar një kaos në shëndetësinë dhe ekonominë e botës”. Ne do të vazhdojmë të ruajmë dhe ndërtojmë marrëdhëniet tona për të forcuar dhe transformuar më tej sistemin shëndetësor të Kosovës, ka theksuar Latifi.

Ky donacion i rëndësishëm i financuar nga Komanda Evropiane e SHBA-së (EUCOM) dhe i koordinuar nga Zyra për Bashkëpunim Mbrojtës të Ambasadës Amerikane është pjesë e mbi shtatë milionë dollarëve që agjencitë e ndryshme qeveritare amerikane i kanë ofruar Kosovës përmes asistencës teknike, pajisjes dhe furnizimit që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë mbi 500,000 doza të vaksinës Pfizer COVID-19, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM