Build Skills with our trainings

Sign up now!

Jashari- Akar: Thellim i mëtejmë i bashkëpunimit ushtarak mes forcave të Kosovës dhe Turqisë

Dhj 16, 2021

Për emërimin komandant i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pranoi urimet nga ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Yasar Guler

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim me atasheun ushtarak nga Turqia, kolonel Çagdas Akif Kahraman. Me këtë rast, kolonel Kahraman në emër të ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ka uruar Gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së re në postin e Komandantit të FSK-së dhe në mënyrë simbolike i ka dhuruar një pllakë.

Në emër të ministrit Akar, kolonel Kahraman theksoi se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, sikur deri më tash do të vazhdojë ta ndihmojë dhe mbështesë  FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët, në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saja.

Gjithashtu, në këtë takim, gjeneral Jashari pranoi letër urimi nga Shefi i Stafit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Yasar Guler, për emërimin  Komandant i FSK-së, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ushtarak në mes forcave të të dyja vendeve, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM