Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAPL: Lansohet Instrumenti i Investimeve Kapitale (CIF) për zhvillim të qëndrueshëm urban

Dhj 17, 2021

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me Programin për Vendbanime Njerëzre i Kombeve të Bashkuara ( UN – Habitat Kosova) dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë (MMPHI) mbajtën ceremoninë për lansimin dhe hapjen e thirrjes për propozime të Instrumentit për Investime Kapitale (CIF).

Ceremonia është hapur nga Zv.Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, Trim Berisha, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahliny, Udhëheqësi i UN-Habitat Kosova z. Omar Siddique, zv.Ministrja e MMPH-së Linda Çavdërbasha dhe zv.Ministri i MAPL-së Avdulah Djesevic.

Ky instrument është zhvilluar duke u bazuar në përvojën e pasur të MAPL-së, UN – Habitatit dhe MMPHI-së në fushën e zhvillimit të projekteve kapitale bashkë me komunat. Zhvillimi i projekteve do të jetë nga poshtë – lartë që në vete përmban gjithëpërfshirje, pjesëmarrje dhe transparencë, kështu duke u ofruar mundësinë komunave për ndërtimin, rregullimin fizik të objekteve, infrastrukturës, shërbimeve të qëndrueshme të cilat vijnë nga planet hapësinore dhe të cilat janë të dobishme për mjedisin, thuhet në komunikatën për media e MAPL-së.

 

Thirrja është hapur për të 38 komunat e Republikës së Kosovës me fokus në parimet kyçe, si:

Ø  Kohezioni social – së bashku formësojmë bashkë – ekzistencën në mes të komuniteteve;

Ø  Bashkëpunimi  ndër – komunal – punojmë përtej kufijve për agjenda të përbashkëta

Ø  Ripërtrirje e qëndrueshm urbane – dizajnojmë lagje të ndjeshme ndaj klimës dhe të gjallërishme

Ky do të jetë Program i përbashkët 4 vjeçar 2022-2025 dhe do të ketë thirrje në baza vjetore.

Në vijim gjeni likun me të gjitha informatat e nevojshme për këtë thirrje: https://mapl.rks-gov.net/instrumenti-i-investimeve-kapitale/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM