Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Biggi: Mbështetja e Australisë për Kosovën të vazhdojë edhe më tej në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar

Dhj 17, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Australisë në Kroaci, përgjegjës për Kosovë, Adrea Biggi.

Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve,  Osmani i ka vlerësuar të shkëlqyeshme dhe në këtë kontekst, ka veçuar mbështetjen e Australisë ndaj Kosovës në rrugën për liri dhe pavarësi, shtet-ndërtim dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Sipas presidentes Osmani, ky shtet ka kontribuuar edhe gjatë luftës në Kosovë, duke strehuar refugjatët kosovarë, për të cilën gjë ka falënderuar Biggi. Ka kërkuar që mbështetja e Australisë për Kosovën të vazhdojë edhe më tej, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por edhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

 Presidentja Osmani ka theksuar se me shtetin e Australisë, bashkëpunimi politik do të zgjerohet dhe me atë në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët. Të dy palët kanë diskutuar edhe për rëndësinë e agjendës së gjelbër, për të cilën gjë presidentja Osmani ka theksuar se është ndër objektivat e saj prioritarë, së bashku edhe me forcimin e rolit të gruas në shoqërinë kosovare, si dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM