Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se kampionja olimpike Distria Krasniqi është zgjedhur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021 nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos si dhe njëkohësisht Driton Kuka trajneri më i mirë në botë, në sportin e xhudos.
Kampionia olimpike Distria Krasniqi zgjedhet xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.
Shumë urime e arta jonë Distria Krasniqi.
Driton Kuka është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit në botë në sportin e xhudos.
Është Federata Ndërkombëtare e Xhudos që e ka shpallur Kukën më të mirin, sipas një votimi të hapur në faqen e saj zyrtare.
Një sukses i madh dhe i merituar.
Faleminderit për punën dhe shumë urime, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.