Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mësimi tradicional ende i pranishëm në shkollat tona

Dhj 20, 2021

Për 45 minuta nxënësit duhet të rrinin ulur në banka e të përqendroheshin sy e vesh nga mësimdhënësi që ligjëronte.

Mësimdhënësit shpjegonin ndërsa nxënësit dëgjonin, e për vite me radhë kjo praktikë u zhvillua në shkollat e Kosovës, duke përfshirë edhe fakultetet, por me kalimin e kohës, kjo formë e mësimnxënies ka filluar të mbetet vetëm në kujtimet e nxënëseve dhe studentëve.

Elena Dibrani, nxënëse e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Podujevë, tregon se si gradualisht ka filluar që të mësojnë ndryshe nga ajo që kanë mësuar brezat e tjerë.

“Arsimtarët nuk na shpjegojnë gjatë gjithë kohës, por edhe ne flasim dhe kështu arrijmë të mësojmë prej të tjerëve, edhe pse në të kaluarën kanë ligjëruar vetëm profesorët”, thotë ajo për KosovaLive.

Ndryshe nga Elona mendon Blerta Kastrati studente e nivelit Master në Fakultetin e Edukimit.

“Mënyra se si shpjegojnë mësimdhënësit tonë orën është akoma me tendencë tradicionale edhe pse jemi duke u munduar që ta sjellim bashkëkohoren”, deklaroi Kastrati.

Sipas saj, në nivelin Master profesorët janë duke e ndryshuar këtë qasje.

“Në nivelin akademik në të cilin ndodhem mënyra se si shpjegon profesori shihet qartas që është duke u zhvilluar për të mirë, shpjegimi nuk zhvillohet vetëm dëgjim pasiv nga ne mirëpo në bashkëbisedim me mësimdhënësin, kjo ndikon drejtpërdrejt edhe tek zhvillimi jonë intelektual, thekson Kastrati për KosovaLive.

Mrika Kllokoqi, mësuese në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, është shprehur se zhvillimi i orës mësimore varet krejtësisht nga tema duke shtuar se e rëndësishme është gjithëpërfshirja në shkolla.

Mësimdhënësja Mrika Kllokoqi, thotë se është e rëndësishme krijimi i një ambienti nga ana e mësimdhënësve ku nxënësit ndjehen të lirë të shprehin mendimin e tyre.   

Foto: Mrika Kllokoqi

Gjithëpërfshirja është një nga parimet bazë që është e përcaktuar me Kurikulën e Re të Kosovës andaj krijimi i një ambienti të pranueshëm nga ana e mësuesit për nxënësit fillon tek liria e shprehjes së mendimit të lirë. Mendimi i secilit nxënës krijon diversitet dhe gjithëpërfshirje dhe kjo ka shumë rëndësi në një botë demokratike e kjo fillon nga ambienti i klasës ku nxënësi ka mundësi të shprehë atë që mendon”, thotë Kllokoqi, mësuese në shkollën “Ismail Qemali” në kryeqytet.

Ndërkaq, Mentor Rekaliu, arsimtar i lëndës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) tregon disa faktorë se pse është ende i pranishëm mësimi tradicional.

“Në shkollën aktuale ku unë punoj është pjesërisht i pranishëm, kushtet e punës dhe mosha e mësimdhënësve  e mundësojnë që mësimi tradicional edhe të jetë i pranishëm,” thotë ai.

Rekaliu konsideron se mënyra bashkëkohore është  shumëmë sa i përket mësimnxënies.

“Në formën bashkëkohore liritë dhe të drejtat e nxënësve janë shumë të mëdha, kështu që mendoj se nxënësit kanë mundësi më shumë të hulumtojnë, nuk janë të varur vetëm prej mësimdhënësit dhe të arrijnë edhe ta zhvillojnë mendimin kritik e të pavarur”, thekson ai për KosovaLive.

Besim Mustafa, profesor në Fakultetin e Edukimit tregon metodën se si i mëson studentët gjatë një ligjeratë, ku fillimisht ligjëron pastaj bënë pyetje dhe kërkon nga studentët të përgjigjen.

“Duke u bazuar në praktikat më të mira të mësimdhënies dhe mësimnxënies, formën të cilën e përdori është se në fillim bëjë ligjërimin për temën, filloj të bëjë pyetje dhe komente, të cilat kërkojnë reflektim dhe mendim të studentit për temën e shtjelluar”, thotë Mustafa duke shtuar se studentët japin mendime të ndryshme nga njeri-tjetri dhe kjo bëhet shume interesante.

Profesori Besim Mustafa thotë se procesi mësimor po shkon drejt bashkëkohores duke pasur parasysh zhvillimin shoqërisë dhe formën se si po shpërndahen informatat.

“Me zhvillimin e shoqërisë, teknologjisë dhe formës së shpërndarjes së informatës, është e domosdoshmëëri e kohës që të lëvizet drejt mësimit bashkëkohor, përkatësisht drejt mesuesit aktiv, proaktiv, udhëzues drejt nxënësve më reflektues dhe me mendime kritike për çështjen se sa vetëm për të treguar diçka”, thotë Mustafa.

Në një shkrim të publikuar në Akademia.edu, thuhet se mësimdhënia më e mirë është ajo gjatë se cilës aktivizohet nxënësi dhe nxitet ndërveprimi, ku përdoren pyetje të niveleve më të larta ndërsa nxënësi është në qendër të mësimdhënies, ku zhvillohen aftësitë dhe të menduarit kritik e krijues tek nxënësit, ku nxënësi aftësohet për të punuar në mënyrë të pavarur. 

Lidhur me temën KosovaLive ka kontaktuar edhe Ministrinë e Arsimit, duke i pyetur se çfarë kanë ndërmarrë në këtë drejtim, a kanë trajnuar stafin arsimor apo diçka tjetër për mënyat e zhvillimit të mësimit bashkëkohor, por deri në kohën kur është shkruar ky artikull ata nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Valona Hasani

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM