Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinimit dhe nuk jeni vaksinuar plotësisht.
Niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër COVID-19!
Kudo në Kosovë, tani mund të merrni edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.