Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër COVID-19

Dhj 22, 2021

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se vaksinimi kundër COVID-19 ka parandaluar të paktën 469 mijë vdekje të moshës 60-vjeç e më lart në Evropë, sipas studimit të përbashkët të Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Evropë dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Kështu është bërë e ditur ditë më parë sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Eurosurveillance”, i kryer në 33 vende të Evropës. Studiuesit, duke përdorur numrat javor të vdekjeve të raportuara në grup-moshë llogaritën se sa njerëz do të kishin vdekur pa vaksina dhe më pas i krahasuan këto parashikime me humbjet e jetëve në periudhën dhjetor 2020-dhjetor 2021. Sipas tyre, pa vaksinim ky numër në Evropë do të dyfishohej.

Merri të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

#Vaksinohu

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM