Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sllovenia partner i rëndësishëm i Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Dhj 22, 2021

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka pritur në takim homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Matej Tonin.

Me këtë rast, ai ka falënderuar dhe shprehur mirënjohjen e lartë për kontributin e Republikës së Sllovenisë në shtet-ndërtimin e vendit tonë si dhe shërbimin e vazhdueshëm të forcave sllovene në kuadër të KFOR-it.

Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë ka mbështetur në vazhdimësi edhe ngritjen dhe zhvillimin e Ministrisë sonë dhe FSK-së përmes këshilltarëve në kuadër të NALT-it dhe bashkëpunimit tonë bilateral.

Krahas diskutimeve për sfidat në mjedisin aktual të sigurisë në rajon dhe më gjerë, dy ministrat, Mehaj dhe Tonin u dakorduan që bashkëpunimi bilateral në mes të dy ministrive të thellohet edhe më tej në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët.

Ministri Tonin u zotua se Sllovenia si vend anëtar i NATO-s do të mbështetë vendin tonë edhe në proceset integruese euroatlantike, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM