Build Skills with our trainings

Sign up now!

Abdixhiku kujton veprën e Presidentit Rugova në 32 vjetorin e themelimit të LDK-së

Dhj 23, 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka nderuar dhe kujtuar veprën e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova në 32 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë pluraliste jo vetëm në Kosovë dhe Ballkan, por edhe në Evropën Juglindore.

“Lidhja Demokratike është themeluar më 23 dhjetor 1989 nga një grup intelektualësh të shquar të kohës, në krye me atin tonë themeltar, të shtetit të Kosovës të vetë Lidhjes Demokratike, Presidentin Rugova.

 

LDK, si një lëvizje nacionale, i ka prirë proceseve të mëdha për vendin; procese që janë kurorëzuar fillimisht me lirinë e Kosovës, më pas me pavarësinë e saj si dhe me procesin e shtetndërtimit tonë. Gjatë tre dekadave të shkuara LDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme historike, të paarritshme, ndërsa në dekadën e katërt roli i LDK-së do të jetë thelbësor në drejtimin e Kosovës drejt proceseve tona euroatlantike”, është shprehur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thuhet në postimin në Facebook të LDK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM