Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot vizituan bashkërisht Qendrën Korrektuese në Lipjan, me ç‘rast u njoftuan me sfidat dhe zhvillimet e procesit të përgjithshëm të integrimit dhe rehabilitimit të të miturve në veçanti me procesin edukativ dhe arsimor që zhvillohet në këtë institucion.
Ambientet e punës, ambientet rekreative dhe sportive, ishin po ashtu cak i vizitës për t’u njohur nga afër me kushtet në të cilat zhvillohen këto aktivitete.
Të dy ministret shprehën mbështetjen për aktivitetet që kontribuojnë në rehabilitimin dhe integrimin e tyre, si dhe përgëzuan stafin për përkushtimin në rritjen dhe avancimin e programeve që zbatohen për të miturit në konflikt me ligjin në institucionet korrektuese në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e MD-së.