Build Skills with our trainings

Sign up now!

Latifi- Kajari: Bashkëpunimi mes MSh dhe KFOR-it do të fuqizohet edhe më tej në të ardhmen

Dhj 23, 2021

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ferenc Kajari.

Ministri Latifi ka falënderuar komandantin e KFOR-it për kontributin e këtij misioni në Kosovë dhe asistencën specifike në sektorin e shëndetësisë.

Ai tha se midis shërbimeve shëndetësore të Kosovës dhe komponentit mjekësore të KFOR-it mund të zhvillohen projekte të ndryshme që fuqizojnë shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfituar nga eksperiencat e ndryshme profesionale.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Kajari the se KFOR-i mbetet i përkushtuar për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e mirë që ky mision ka me të gjitha autoritetet në Kosovë në funksion të paqes dhe sigurisë për të gjithë.

Ai e vlerësoi pozitivisht ecurinë e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e misionit për të ndihmuar autoritetet në Kosovë në fushata informuese dhe ndërgjegjësimi për qytetarët për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik në përgjithësi.

Ministri Latifi dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Kajari, u shprehen optimist se bashkëpunimi midis MSh dhe misionit paqeruajtës të KFOR-it do të fuqizohet edhe më tej në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM