Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës apelon te qytetarët që të marrin dy dozat e vaksinës dhe sapo të vijë koha edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë.
IKSHPK në postimin në Facebook thonë se rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar, sidomos për ata që ende nuk janë vaksinuar prandaj duhet të kujdeseni për veten dhe familjen dhe të festohet sigurt dhe shëndetshëm.
Vendi ku të gjithë ndjehemi të sigurt është familja. Prandaj, kujdesu për veten dhe familjen tuaj.
Merrni të dy dozat e vaksinës dhe sapo të ju vijë koha edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë.
Festo sigurt, festo me familjen!
Festo shëndetshëm!