Build Skills with our trainings

Sign up now!

AKK: Qeveri mos i injoroni komunat

Jan 6, 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës përsëri i anashkaloi apo i injoroi edhe një herë komunat e Republikës së Kosovës (për të disatën herë radhazi) sa i përket konsultave rreth situatës me pandemi COVID 19, duke mos e ftuar Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) si anëtar të Komitetit Anti COVID 19.

Kjo tregon se AKK u përjashtua edhe një herë nga ky komitet, i cili nga komunat cilësohet si mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID 19.

Komunat e Republikës së Kosovës edhe një herë ftojnë Qeverinë e Kosovës të bashkëpunojë ngushtë dhe sinqertë sepse numri i rasteve me COVID 19 është në rritje dhe një injorim i tillë i komunave është i pajustifikueshëm.

Komunat janë të qytetarëve të saj dhe e kanë KRYETARIN që është zgjedhur me votë të drejpërdrejtë, prandaj në asnjë mënyrë nuk bën të injorohen si të tilla.

Jeta zhvillohet në komuna. Kryetarët e Komunave që nga fillimi i pandemisë kanë qenë në ballë të luftës për parandalimin e përhapjes së COVID 19 andaj kërkojmë që të bashkëpunoni ngushtë me të gjitha komunat dhe me AKK si përfaqësues i komunave, në mënyrë që situata me COVID të përballohet më lehtë.

Si gjithnjë, edhe këtë herë komunat kërkojnë qasje konstruktive nga Qeveria e Republikës së Kosovës kundruall nivelit lokal. Asociacionin e Komunave të Kosovës është rikthyer në këtë komitet me vendim të ish ministrit Arben Vitia, thuhet në postimin në Facebook të AKK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM