Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Hovenier: Vlerësohet lartë miqësia e palëkundur dhe partneriteti shembullor me ShBA-të

Jan 11, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Me këtë rast, kryetari Konjufca i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Hovenier dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e re.

Kreu i Kuvendit njëherësh vlerësoi lart miqësinë e palëkundur dhe partneritetin shembullor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë në pah se e ardhmja e Republikës së Kosovës është në BE, NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Ai po ashtu falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen e vazhdueshme dhe mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke shprehur mirënjohje edhe për dhurimin e mbi gjysmë milioni të vaksinave Pfizer kundër koronavirusit.

Në takimin e përzemërt e tejet miqësor, kryetari Konjufca dhe ambasadori Hovenier shprehën përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin e objektivave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM