Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli

Jan 11, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Presidentit të Parlamenti Evropian, David Sassoli, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, pas një sëmundje të rëndë.

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka thënë kryeministri Kurti.

Ish-gazetari Sassoli ishte mik i Kosovës dhe personalitet, që ka sjellë me të vërtetë vlera evropiane në institucionet e Bashkimit Evropian, ka shtuar ai.

Do të na mungojë qasja e tij miqësore, pasioni dhe përkushtimi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për forcimin e demokracisë edhe në shtetet e rajonit tonë, ka thënë kryeministri Kurti.

Kryeministri e ka cilësuar vdekjen e tij humbje të madhe, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për të gjithë ata që kanë pasur rastin të bashkëpunojnë me të, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM