Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla- Herrman: Bashkëpunim mes Kosovës dhe Landit të Bavarisë në luftimin e trafiqeve dhe migrimin ilegal

Jan 13, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, u prit në takim nga Joachim Herrman, ministër Shtetëror i Ministrisë për Punë të Brendshme, Sport dhe Integrim, i Landit të Bavarisë.

Në këtë takim ministri Herrmann falënderoi ministrin Sveçla për vizitën dhe shprehi mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e mirë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Ai gjithashtu u shpreh për interesimin e tij për fuqizimin e këtij bashkëpunimi dhe me tutje në fushat me interes për të dy palët.

Ndër të tjera, ministri Herrmann theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në luftimin e trafiqeve të ndryshme, shkëmbimin e informatave, përfshirë këtu dhe migrimin ilegal si dhe shprehi gatishmërinë e tij për vazhdimin e mbështetjes konkrete për Kosovën.

Me këtë rast, ministri Sveçla falënderoi ministrin Herrman për mikpritjen dhe mbështetjen që Landi i Bavarisë ka dhënë për Kosovën, sikurse mbështetja e tyre për procese të rëndësishme siç është anëtarësimi në Interpol dhe lehtësimi i procedurave të ndryshme për shtetasit kosovar që jetojnë në Bavari.

Gjithashtu, ministri Sveçla kërkoi mbështetjen e tij në votimin që pritet të mbahet në çerekun e parë të këtij viti për njohjen reciproke të patent shoferëve.

Ai gjithashtu e njoftoi atë me prioritetet dhe rezultatet e arritura deri më tani, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sfidat konkrete në këtë fushë.

“Si ministër i Punëve të Brendshme është e rëndësishme të shpreh gatishmërinë time për të punuar shumë ngushtë në fushat e interesit të përbashkët dhe përmes bashkëpunimit të hapur dhe të sinqertë, komunikimit dinamik për të arritur objektivin e përbashkët të rritjes së sigurisë në përgjithësi”, theksoi ndër të tjera ministri Sveçla.

Të dy u dakorduan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe intensifikojnë projektet e përbashkëta si në fushën e avancimeve të kapaciteteve njerëzore, po ashtu dhe në avancimin e teknologjisë për luftimin e formave të ndryshme të krimit, thuhet në faqen zyrtare të MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM