Build Skills with our trainings

Sign up now!

Pupovci: Periudha e dytë e vitit shkollor 2021/2022 ka filluar dhe po vazhdon sipas skenarit rikthimi

Jan 14, 2022

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në konferencën e parë për media për këtë vit, ka folur për fillimin e periudhës së dytë të vitit shkollor 2021/2022, punësimin e asistentëve për nxënësit me nevoja të veçanta dhe konstituimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Me këtë rast, zëvendësministri Pupovci ka ftuar edhe një herë të gjithë akterët e përfshirë në shkollë që të respektojnë masat mbrojtëse të përcaktuara nga IKShPK, në mënyrë që ta ruajmë shëndetin publik dhe të kemi mbarëvajtje të procesit mësimor.

Zëvendësministri Pupovci ka theksuar se, periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë ka filluar me prani fizike dhe orar të plotë, pra sipas skenarit Rikthimi dhe ende po vazhdon sipas këtij skenari në nivel vendi.

Megjithatë, Pupovci ka thënë se, janë Task Forcat në nivel komune që do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla, ndërsa, Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK dhe për dezinfektim të vazhdueshëm të hapësirave shkollore.

Zv/ministri Pupovci ka thënë se edhe këtë vit, përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja, si video-mësimet sipas planprogramit të klasave 1-9, që po vazhdojnë të transmetohen në televizionin publik (kanali RTK4), e që gjenden edhe në kanalin zyrtar të MAShTI, sikur edhe në platformën mësimore shkollat.org. Ndërsa, shkollat janë të lira të shfrytëzojnë edhe platforma dhe aplikacione të tjera.

Duke folur për punësimin e asistentëve për nxënësit me nevoja të veçanta, Pupovci ka thënë se, në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, janë ndarë normat dhe mjetet financiare për punësimin e 100 asistentëve për nxënësit me nevoja të veçanta.

Sipas Pupovcit MAShTI do të bashkëpunojë me Drejtoritë Komunale të Arsimit në mënyrë që punësimi dhe shpërndarja e asistentëve në institucionet arsimore të bëhet duke marrë për bazë vlerësimin pedagogjik të nxënësve me nevoja të veçanta, të cilët sigurojnë që vendosja e asistentëve të bëhet sipas kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Ndër te tjera, zëvendësministri ka vlerësuar se, fillimi i këtij viti është shënuar edhe me një ngjarje të rëndësishme për shkencën në Kosovë, ku pas një dekade, është konstituuar Këshilli Kombëtar i Shkencës, pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës, duke jetësuar kështu edhe një premtim të Qeverisë së Kosovës.

Pupovci ka rikujtuar se që nga qershori i vitit 2011, ky Këshill ka qenë jofunksional, ndërsa Programit Kombëtar të Shkencës, i ka kaluar afati që në vitin 2015.

Ndryshe, anëtarët e Këshillit janë profesorë që vijnë nga fusha të ndryshme akademike të universiteteve vendore dhe ndërkombëtare. Ndërsa, në mbledhjen e parë, ky Këshill i përbërë nga 15 anëtarë dhe me mandat 4 vjeçar, ka zgjedhur kryetare Prof. Dr. Myzafere Limani, ndërsa sekretare Prof. Dr. Mihone Kerolli.

Në pyetjet e gazetarëve, nëse Ministria e Arsimit ka të dhëna për numrin e nxënësve të vaksinuar, zëvendësministri Pupovci tha se momentalisht MAShTI nuk ka të dhëna të sakta, por do të kërkohen nga databaza e Ministrisë së Shëndetësisë këto të dhëna të cilat do të mund të bëhen të ditura në konferencat e ardhshme, duke shtuar se numri i vaksinimit të nxënësve nuk është kënaqshëm dhe për këtë duhet angazhim më i madh i prindërve, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM