Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nimani-Riu: Bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit mes Kosovës dhe Italisë të forcohet edhe më tutje

Jan 17, 2022

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Gresa Caka- Nimani, priti në takim njohës ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Pasi që i shprehu mirëseardhjen dhe i uroi suksese në detyrën e re, kryetarja Caka- Nimani bëri një elaborim të shkurtër përkitazi me punën e deritanishme të Gjykatës, sfidat aktuale në funksionimin e saj dhe përpjekjet që po bëhen në vazhdimësi për ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit dhe konsolidimin e praktikës gjyqësore.

Caka- Nimani në vazhdim vuri theksin edhe në marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese të Italisë, si dhe në përpjekjet e Gjykatës për anëtarësim në organizatat dhe iniciativat e ndryshme ndërkombëtare.

Ambasadori De Riu u shpreh i përkushtuar që raportet e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Italisë të forcohen edhe më tutje, e veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM