Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh-OSBE: Bashkëpunim në të ardhmen për intervenime dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore

Jan 17, 2022

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi zhvilloi sot një takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në këtë takim, ministri Latifi e ka njohur Ambasadorin me angazhimet e MSh-së ndërlidhur me situatën rreth COVID-19, me fokus në procesin e vaksinimit të popullatës dhe projektet e angazhimet e tjera, me qëllim të sigurimit të qasjes komplete në shërbime shëndetësore, në veçanti për popullatën në zona më periferike dhe më të thella përmes teknologjisë së telemjekësisë.

Ambasadori Davenport ka theksuar se misioni i OSBE-së në Kosovë mbetet i fokusuar në fushën e ndërtimit të demokracisë, respektimit të drejtave të njeriut dhe në fushën e sigurisë e bashkëpunimit, ndërsa shprehu gatishmërinë e misionit për të ndihmuar në segmente të ndryshme në fushën e shëndetësisë që kanë të bëjnë me shërbimet që ofrohen tek komunitetet në teren.

Ministri Latifi dhe Ambasadori Davenport kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit të të gjithë popullatës në Kosovë dhe jo vetëm në rastin e Covid-19, derisa synim i përbashkët është  mbulimi me vaksinimin i të gjitha komuniteteve që jetojnë Kosovë, përfshirë edhe grupet më të cenueshme.

Ata u pajtuan për një bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen në ato fusha ku ka nevojë për intervenime që rrisin besimin dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore nga të gjithë qytetarët e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM